>
LETERSISHQIP

Qante Lulja Për Një Gjëmb

Qante lulja për një gjëmb
Qante moj qante.
Mbi një gur atje në shkëmb
Qante moj qante.

Të dy rritur në një vënd
Qante moj qante.
O bo bo shpirti ç’i dhēmb
Qante moj qante.

Meraku përdhe ç’e shëmb
Qante moj qante.
Dale mos luaj nga mënt
Dale moj dale!

S’bën ai për kurmin tënd
Dale moj dale!
Xhane sos mbaruan djemt
Dale moj dale!

Fati yt është tjetër kënd
Dale moj dale!
Do zoti një djalë levend
Dale moj dale!