>
BIOSHQIP

Zana Paloja, Drejt Finales Së “Celësit Muzikor 8” Për Cmim

10-05-2014
Ka vite që merret me muzikë, madje që kur ishte e vogël atëherë kur shkonte në klasën e katërt fillore e më tej në moshën 15 vjecare ishte anëtare e Ansamblit ‘Dëshmorët e Kombit’. Është kjo artistja me një zë shumë të vecantë Zana Paloja, e cila ka konkuruar me një këngë shumë të bukur në Festivalin ‘Celësi Muzikor 8’ ku ne mësojmë se do të jetë në finale dhe shpreson një cmim në 15 Maj kur do të mbahet ky event në Teatrin e Gjilanit. Zana ka lindur në qytezen e Obiliqit, por tashmë jeton me bashkëshortin dhe fëmijët në Ferizaj, ndërsa është shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit nëpër ahengje të ndryshme familjare, sidomos shumë e kërkuar gjatë verës. Për këngëtaren kudo që është e ftuar ajo e kalon jashtëzakonisht mirë, por kur i referohemi dasmave shqiptare ajo thotë se ato janë shumë të mira, pa bërë dallime se ku, por më së shumti ajo është e ftuar në Maqedoni, konkretisht në Tetovë, ndërsa është shumë e dashur dhe bashkëpunëtore e mirë me shumë artistë. Është një nënë shumë e mirë që i duhet kujdesja e madhe ndaj fëmijëve Aldiorit 5 vjec dhe Leas 1 vjece, por muzikën që ajo e bën e ka pasion, profesion dhe cdo gjë sidomos kur i referohet muzikës popullore. Ndjehet mirë dhe e lumtur kur djali i saj pak më i madh se vajza i thotë se mami këndon shumë bukur dhe ata kënaqen duke e parë ‘Mami Zanën’, në TV, dhe kështu artistja gëzohet kur ka një mbështetje shumë të madhe edhe nga familja dhe bashkëshorti i saj Besi. Zana pas festivalit që tashmë ka nisur të mendojë se si do të duket dhe kanë nisur emocionet për natën finale, ajo është duke u përgaditur për një videoklip të ri, ndërsa për të po vijnë angazhimet të tjera të cilat janë shumë gjatë stinës së verës. Por cfarë cmimi fitoi në ‘Celësin Muzikor 8’ dhe cila do të jetë kënga e re dhe ku do të jetë gjatë verës më shumë ne do të mësojmë në të tjera intervista që do të kemi me artisten Zana Paloja.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Zana Paloja, Drejt Finales Së “Celësit Muzikor 8” Për Cmim