Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Ndërroi Jetë Mona Ismaili, Nëna E Këngëtareve Të Famshme Ismaili


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  14
[25-04-2016]
Gjatë paraditës së sotme ka ndërruar jetë Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të famshme Adelina & Zanfina Ismaili.

Lajmi për vdekjen e saj ka lënë të pikëlluar shumë familjarë & fansa të këngëtareve. Mësohet se arsyeja e vdekjes së saj ka qenë një sëmundje e shkurtër kohëve të fundit të cilës nuk ka mundur ti bëjë dot ballë.

Mona me profesion ka qenë bibliotekiste, për një kohë ka punuar edhe si këshilltare në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, deri në momentin kur u përjashtua nga puna nga regjimi serb, për të vazhduar më pas punën si menaxhere e Adelina & Zanfina Ismaili.

Ajo ka qenë ish bashkshortja e Rexhep Ismaili, inxhinier teknologjie me profesion dhe bashk kanë 3 vajza: Adelina, Ema & Zanfina Ismaili.

Stafi i teksteshqip.com shpreh ngushëllime për familjen Ismaili.



 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet