>
BIOSHQIP

Zanfina Flet Për Herë Të Parë Pas Ndarjes Nga Biznesmeni

29-03-2014
E bukur, elegante dhe shumë seksi. Që në daljet e para ka lënë përshtypjen e asaj femre moderne që sillte trendet e huaja në skenën shqiptare. Dikur pinjollja e familjes Ismaili fshihej pas emrit të së motrës, por më vonë krijoi imazhin e vet duke dalë nga hija e Adelinës. E kush nuk do e dëshironte një femër si Zanfina? Pasi i dha fund një lidhjeje njëdekadëshe, këngëtarja e njohur tani është beqare. Pa asnjë skandal deri më tani, Ismaili e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën e saj private, ndërsa pas ndarjes rrëfen dhe arsyet.

Je shumë aktive në rrjetet sociale, një trend i kohëve të fundit…
Instagramin ka më pak se një vit që e kam hapur, e kam pasur të nevojshëm për shkak se publiku gjithmonë na sheh ne të rregulluara në skenë në intervista. E ato që nuk na shohin janë foto familjare dhe me shoqëri dhe ndonjë gjë që mua më intereson ta publikloj.
Keni një raport shumë të afërt me kafshët, ju në apartament mbani edhe qen?
Qenin e parë që ma ka blerë mami e kam dashur shumë, jam lënduar shumë kur ka ngordhur Aksi. Për një javë nuk kam ardhur në vete, e kam pasur shumë të vështirë të zëvendësoj ndjenjat, e më kanë sjellë një tjetër të së njejtës racë, por ngjyrë tjetër.
Në krahasim me të tjerat, mamaja, Mona, asnjëherë nuk është ekspozuar deri më tani, pse?
Mona është menaxherja e parë femër në trojet shqiptare, e ka nisur këtë profesioni me Adelinën se unë kam qenë shumë e vogël. Shembulli i saj ka qenë i ndjekur nga shumë nëna, por dallimi i tyre nga nëna ime është se Mona nuk ka dashur asnjëherë të ekspozohet në media, por ka qëndruar gjithmonë pas kamerave.
Jeta jote private asnjëherë nuk ka qenë temë në media, pse ky vendim i Zanfinës?
Kam folur disa herë për jetën private, por ka qenë përgjigje sa i përket statusit emocional. E kam bërë me dije se kam qenë në lidhje, nuk kam dashur që një grindje apo prishje e ndarje e imja të bëhet temë, dhe pastaj një këngë e imja të jetë në hije të jetës sime. Unë nuk jam si këngëtaret e tjera, kam pasur një lidhje, nuk kam pasur as 10 e as 20. Nuk kam dalë të deklarohem se nuk kam pasur të dashur e këndej të kem 5 lidhje, jo, kurrë. Për atë që kam qenë e sinqertë, jam munduar të ruaj lidhjen private, se në momentin që bëhet shumë publike njerëzit prishen. Unë gjithmonë jam munduar ta ruaj atë pjesë vetëm për vete.
Deklaratë se je single nuk ke dhënë, ndërsa lajmi mori dhenë pas publikimit të një fotoje në Instagram…
Mënyrë e komunikimit me median e këngëtarëve muajt e fundit është bërë Instagrami dhe tani unë kam dashur që në një mënyrë të rehatoj njerëzit që të tregoj të vërtetën, nuk kam dashur të futem thellë në gjëra, por një foto sa një mijë fjalë më ka mjaftuar.
(Panorama Plus)

Zanfina Flet Për Herë Të Parë Pas Ndarjes Nga Biznesmeni