>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Every Night” Nga Zanfina

24-07-2014
Zanfina Ismaili ka publikuar singel-in e saj më të ri të titulluar "Every night", një këngë me ritme verore e cila pritet të pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
"Këtë videoklip që nga fillimi kisha vendosur që ta bëj më ndryshe, që nga stylingu e deri tek detajet më të vogla. Mendova se është më mirë që kësaj radhe të vija me një ndryshim, mu duk i nevojshëm" - ka thënë Zanfina për teksteshqip.com.



Për muzikën janë përkujdesur dyshja Zzap & Chriss. Videoklipi është xhiruar nga M Production. Ndërsa teksti i cili kësaj rradhe në refrenin e tij është në anglisht është shkruar nga Timi Novëbërda.



Zanfina shfaqet tejet provokuese në klipin e ri, por edhe me skena të ëmbëla me look-un e një barbie. E sa i përket kësaj pjese, Zanfina ka edhe një shpjegim: "Asnjëherë nuk jam ekspozuar, asnjëherë nuk kam publikuar foto me bikini apo diçka të ngjajshme. Është hera e parë që jam zhveshur kaq shumë, dhe ishte absolutisht dëshirë e imja që të ekspozohem më shumë" - ka shtuar më tej ajo.



E sa i përket pyetjes se zhvezhja në klip mund të keqinterpretohet nga publiku, Zanfina ka thënë se nuk mendon ashtu, "Nuk mendoj se është keqkuptuar. Pse të keqkuptohet bukuria e një trupi femëror? Edhe Afrodita në mitologji është e ekspozuar! Nuk mendoj se keqkuptohet zhveshja me art" - shton ajo.



Videoklipi ka vetëm 24 orë që ka dalë dhe ka marrë mjaft shumë klikime në youtube. Sigurisht që edhe Zanfina pret një sukses të madh nga kënga e re. "Spoti është publikuar mbrëmë, dhe mbetet të shihet në ditët në vijim" - ka përfunduar ajo për teksteshqip.com
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Every Night” Nga Zanfina