>
BIOSHQIP

Zanfina: “Femra Të Ekspozuara Ka Edhe Në Mitologjinë E Lashtë”

03-08-2014
TeksteShqip: Përshëndetje Zanfina dhe faleminderit që vendosët të jeni pjesë e kësaj interviste. Si fillim më duhet të ju pyes pse i përcjellni kaq shumë thashethemet?

Zanfina: Përshëndetje Kristjan, nuk i percjelli shumë thashethemet, mendoj se kjo mund të jetë keqinterpretuar ndokund. Nuk merrem me thashetheme, mendoj se koha është shumë e vlefshme për t'u shpenzuar në gjëra të tilla.

TeksteShqip: Para disa kohërave keni publikuar këngën “ 2 minuta”. Një këngë që shumë shpejt u shëndrrua në hit. Si lindi ideja për këtë këng /video-klip?

Zanfina: Ideja për tekstin shumë interesant është, e tekst-shkruesit nga Shkupi, Avni Qailit. Ai me këtë tekst i dha kahje të tillë edhe spotit. Është gjenial në punën që bën.

TeksteShqip: Ka ndikuar emri i motrës në karrierën tuaj?

Zanfina: Po mendoj se po.



TeksteShqip: Gjithashtu më intereson të di,si është lidhja juaj me Adelinën?

Zanfina: Fenomenale, si e dy motrave që duhen shumë ndërmjet vete dhe që janë të lidhura shumë njëra me tjetrën.

TeksteShqip: A mund të presim ndonjë bashkëpunim me të?

Zanfina: Nuk i dihet asnjëherë se çfarë sjell e ardhmja..

TeksteShqip: Kënga “Ma ngat” publikuar vitin e kaluer ka bërë gati 2milion klikime në YouTube. Jeni e kënaqur me këtë këngë?

Zanfina: Po shumë, sidomos nga numri i klikimeve.

TeksteShqip: A mund të jetë Zanfina një advokate e ardhshme?

Zanfina: Ky është profesioni im dhe në të ardhmen do të merrem me të absolutisht.



TeksteShqip: Si kalon një ditë e Zanfinës?

Zanfina: Zakonisht kjo mvaret nga angazhimet..

TeksteShqip: “Every night”- një këngë që u përfol pa masë, në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptar. Gjithashtu, kjo këngë po dëgjohet çdo ditë e më shumë. A ishte ideja e kësaj këngë që të tregoni bukurinë fizike… apo?

Zanfina: Ideja për të ekspozuar veten, më shumë ka qenë personalisht e imja. Bukuria femërore ishte dhe është temë e shumë librave, poezive, filmave etj. dhe vazhdon të jetë. Femra të ekspozuara ka edhe në mitologjinë e lashtë...

TeksteShqip: Në këngën “ Every night” – 5 sekondat e parë. A mund të mi shpjegoni?

Zanfina: Ideja e parë është që mos të shpjegohen...

TeksteShqip: Skena shqiptare - Si është sot?

Zanfina: Me shumë konkurrencë, njëkohësisht këngë kualitative dhe jo kualitative, xhungel e vërtetë, ku të gjithë e duan vendin e vet nën diell.



TeksteShqip: Përse Zanfina ka frigë nga uji?

Zanfina: Hahaha nga po e dini këtë? Me të vërtetë unë kam frikë nga uji i thellë në det dhe si çdo frikë tjetër është e pashpjegueshme.

TeksteShqip: Cila këngë ka qenë kulmi i karrierës suaj?

Zanfina: Vështirë është të flasësh për karrierën, punën tënde. Edhe unë nuk mund te jem shumë objektive kur flas për karrierën time. Në këtë pyetje mendoj se më mirë do mund të përgjigjej publiku.

TeksteShqip: Kur mund të shpresojmë për një koncert në Malin e Zi?

Zanfina: Kur do që të kem ftesë nga ju. Me shume kënaqësi do jem atje për publikun.
(Kristjan Dukaj/teksteshqip.com)

Zanfina: “Femra Të Ekspozuara Ka Edhe Në Mitologjinë E Lashtë”