>
BIOSHQIP

Zanfina Ismaili Nuk I Bindet Drejtësisë, Rrezikon Burgosjen

14-09-2014
Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka sjellë vendim që të bëjë pagesën e këtyre gjobave në ndonjë mënyrë, edhe pse në disa raste të shqyrtimit të gjykatës këngëtarja është paraqitur e në disa raste jo, por është përfaqësuar nga avokati i saj, kështu që gjykata përmes disa përmbaruesve, në adresë të këngëtares në Prishtinë ka dërguar një vendim, i cili tashmë nuk kthehet mbrapa.
Siç mëson ”Panorama plus” prej burimesh mirë të informuara nga të afërm të këngëtares, Zanfina po gjykohet për dy raste, kur ka kaluar me të kuq semaforin në vitin 2011, si dhe për lëvizje në anë të kundërt në vitin 2012, kur ndalohet nga policia dhe i shënohet gjobë në para, por që nuk është paguar deri më tani.

Meqë dënimet janë që prej 3-4 vitesh, çdo muaj kamata e tyre shtohet, kështu që, siç mësojmë, ato kanë arritur thuajse shifrën 6 mijë euro, ndaj në vendimin e gjykatës thuhet se asaj duhet t’i konfiskohen gjëra me vlerë që ka në apartamentin e saj.

Edhe pse përmbaruesi disa herë ka tentuar të kryejë punën e tij, ai është penguar nga persona të njohur të këngëtares, të cilët nuk i kanë hapur derën pikërisht në kohën kur këngëtarja nuk ka qenë e pranishme në shtëpinë e saj në Prishtinë.

E pasi këtë punë në dorë e ka marrë edhe policia së bashku me gjykatën dhe përmbaruesit, ata kanë vendosur që të bllokojnë çdo pasuri të këngëtares deri në atë vlerë për të cilën është gjobitur, së bashku edhe me shpenzimet e kryera.
(Panorama Plus)

Zanfina Ismaili Nuk I Bindet Drejtësisë, Rrezikon Burgosjen