>
BIOSHQIP

Zanfina Ismaili “Përshëndet” Serbinë

19-10-2014
Ylli i estradës shqiptare Zanfina Ismaili është përfshirë në vorbullën e reagimeve lidhur me incidentin e ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Zanfina duket e irrituar nga dhuna që u ushtrua ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare, por shprehet krenare për faktin se flamuri shqiptar ka arritur të zbresë “midis Beogradit”, siç shprehet ajo.

Në videon që ka siguruar “Zhurnal”, shfaqet Zanfina me komentin e saj dhe me një përshëndetje “të veçantë” për Serbinë.
(Zhurnal)