TEKSTESHQIP

Zef Beka
Hajde Dalim Ne Tropoje
Lyrics

Ani,hajde dalim njëherë në Tropojë
Era bahet zog,lulja bahet mollë,
Ku çel zambaku i kuq si gjaku,
Mollë e kuqe,maje bajraku


Ani,hajde dalim,bregut të Valbonës,
Atje çel lulja në ortek të borës,
Në maje të malit trojet e dardanit,
Zbardh qyteti i bac Bajramit

Më mori malli,bregut t'Drinit dola,
Si Tanusha n'gryka,po na vjen Valbona,
Hajde çikë,o nëpër liqen
N'Rozafat deri në Shkëlzen

Ani,hajde dalim,njëherë në Tropojë
Era bahet zog,lulja bahet mollë,
Ku çel zambaku i kuq si gjaku,
Moj Tropojë,o yll bajraku!