>
BIOSHQIP
Biografia
Zef Çoba ka lindur në një familje qytetare shkodrane. Pasioni i tij për muzikën ka filluar që në moshë të vogël, ku dallohet si instrumentist dhe kompozitor në festivalet e fëmijëve. Ai ka mbaruar “Institutin e lartë të Arteve” në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral. Në vitin 1980 emërohet përgjegjës muzike në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër. Që nga viti 1981 punon pranë Radio Shkodra si gazetar i programeve muzikore. Ai është dhe pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë.
Ka kompozuar muzikën e 15 filmave shqiptarë si dhe shumë këngë qytetare shkodrane.