>
BIOSHQIP
Biografia
Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antare i leges botrore të poetve contemporen (world poets Society W.P.S.). Antar i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Specialist në tosikologjin klinike e ambientale, në farmakovigjilence mjeksore. Ne kontrollin kimik të produkteve farmacutike, e lenden e pare. Esperte në informatiken aplikative. Specializuar per nderhyrjet e shpejta mjeksore per kryqin e kuq internacional. Punon dhe kërkon zbulimin e substancave të reja farmakologjike naturale. Antar i shoqates se Fito-Terapis ne Itali, me qenender në universitetin Sienes itali.

Literaturë
## Pieni di sogni i fiumi. Poezi in Haiku ,(Italisht),shtëpia botuese"Simple"Macerata Itali 2014
## Memory-Roman. Shtëpia botuese Filara Tirane, tetor 2012
## Altri occhi all'orizonte poezi, shtëpia botues "Simple" Macerata Itali 2012
## Lulet e shpirtit Poezi shtepia botuese "Filara" Tiran 2012
## Merr per dore hijen time. Poezi,shtëpia botuese Simple Macerata Itali , 2011
## Imazh Roman, policesk shtëpia botuese Weso Tiranë 2011
## 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
## Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
## Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)