>
LETERSISHQIP

Bota Eshtë Njeriu

Këtu kam pjesën e mallit të shpirtit
Kam frymëmarrjen e viteve
Buzëqeshjen e ngrohtë ecjen
Mure ndjenjash në dy pjesë

Ndihem edhe këtu edhe atje
Flas e shkruaj dy gjuhë
Në dy gjuhë e puthi jetën
Në dy gjuhë e shkruaj dashurinë

Njeriu pjesë e botës
E bota është njeriu