Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Trishtim

Poeti

I mbeten vargjet
Si lule pa ujë e diell

Në mendje iu ngrinë
Në heshtje i këndonte
Njerëzit ia lexonin në sy

Mbi ëndrra i binte shi
Shpirti i lagur i rrinte
I burgosur në poezi

Shikonte larg tymnajën
Duke prekur ballin

Edhe kur poeti vdiq
E varrosen në poezi

- poezi nga Zef Mulaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  7

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet