>
BIOSHQIP
Biografia
Duket sikur ajo ka pritur momentin e saj për të hyrë në skenën e muzikës shqiptare fuqishëm. Ajo quhet Zelma me origjinë nga Mitrovica, por që jeton në Suedi.

Më datë 19 Prill 2014, Zelma publikon videoklipin "Nje Moment". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga superylli i ardhshëm i muzikës RnB në vendin tonë, Uki Latifi (Soulkid), i cili është pjesë e kompanisë Elephant. Projekti është prodhim i kompanisë OnRecords.

Më datë 3 Korrik 2014, Zelma publikon videoklipin "Çka Do Që Ndodhë". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, Soulkid (Uki Latifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Kënga është e zhanrit RnB dance.

Më datë 20 Shtator 2014, Zelma publikon videoklipin "Nuk Mund Ti", në bashkëpunim me Tim. Teksti u shkrua nga Timi Novoberda (Tim).

Më datë 5 Korrik 2015, Zelma publikon videoklipin "A Dalim", në bashkëpunim me Getinjo.