TEKSTESHQIP

Zenel Doli & Shkelzen Jetishi
Ne Muzeun Historik
Lyrics

Hejjj në muzeun historik
Nji here shkova me nji mik
Me bilbilin kangatar ee
O Dervish Shaqën, o Kosovar.

Ja koburja e Boletinit
Vesh me serm e tyte florini
Paska ardhe ketu n'Tiran
Prane herojve e tokes nane

N't'gjitha anet e Kosoves
ka dal zani i Knjazi Nikolles
Isa Begun me ma gjet
o me armik more ooo nji nat me fjet

E ka prit e ka gostit
e ka mbajt nji nate e i dite
I pabesi s'njef tradita
I ka mbush rruget me prita

Knjaz Nikolla e rrahu telin
N'Podogoric e dha haberin
Me u qu n'kamb qka jane xhandare
oo me vra Isen kosovar

Jo se vret trimi Judbines
Se q'ia qet flaken Cetines
Tane Kosova e dha betimin
Gjalle e kemi Ise Boletinin

Hejj Veshoviqi e ka nale
oo nal Isa se i kam dy fjal
armt e brezit me i dorzu
oo Veshoviq more oo ke gabu ee

A e din me kend po flet
S'mi ka nal as krajl as mbret
Per trimni oo t'qofsha fale
Armt per mu jan bab e nan ee

Me buke premin e ka nise
Çan rrethimin baca Isë
Tu na i qite flaken Cetines
oo s'lidhen Agat e Judbines o hej

DËRGOI: