>
BIOSHQIP
Biografia
Që i ri kishte filluar të këndojë. Kishte lindur si këngëtar nga shoqëritë kulturore artistike. Këndon bukur dhe zëri i tij taman përshtatet me zhanrin që këndon. Është ky Zeq Kuqi, këngëtari që vjen nga qyteza e Deçanit. Këngën e ka në shpirt, por për profesion ka mantelin e bardhë. Ai është specialist i mjekësisë. Punon si kardiolog. Thotë se këngën dikur e kishte hobi, kurse sot i është bërë pjesë e jetës së tij.

Ai jeton në Gjakovë dhe është i martuar dhe ka 5 fëmijë: 3 djem: Yllin, Vatanin & Vali Kuqin (këngëtarin e njohur) dhe 2 vajza: Yllkën (këngëtaren e njohur) dhe Violën. Zeq Kuqi ka të debutuar disa albume dhe këngë popullore të cilat edhe sot dëgjohen mjaft shpesh...

PASAPORTA:
Gjatësia: 181 cm
Pesha: 83 kg
Ngjyra e syve: e kaltër e mbyllur
Ngjyra e flokëve: E thinjur
Hobi: Muzika,sporti,leximi, shëtitjet
Ushqimi i preferuar: Tradicional
Pija e preferuar: Vera e kuqe,uji i gazuar,
Gjendja civile: i martuar
Çmimet e fituara: Vendi i parë në "Gjakova '87", Vendi i parë në "Gjilani '93", etj.