>
BIOSHQIP
Biografia
Ndonëse është i ri në skenën tonë, por ai nuk është tërësisht i panjohur. Zgjim Baraliu është djaloshi nga Prizreni i cili e ka nsiur fillimisht karrierën e tij në programet më të njohura të fëmijëve në Top Channel, e ndërsa në vitin 2015, ai ka deputuar me videoklipin e tij të parë në karrierën e tij si i rritur. "Është e Diel" titullohet kënga e parë e Zgjimit e cila që në daljet e para mblodhi pëlqime të mëdha nga publiku. Per teksteshqip.com, Zgjimi ka thene: " Kam qenë 10 vjeç kur për herë të parë kam performuar para një publiku aq të gjërë sa ka qene ai i Top Channel. Kam qenë një kaçurrels i vogël, i entuziazmuar ndoshta më shumë se ç'duhej, dhe mbaj mend kur kam parë publicitetin që i bëhej në Top Channel, top-show "Një këngë për ty". Mora vendimin dhe kam pasur mbështetjen e menjëhershme nga familja e të afërmit. Provat pranuese për në emision mbaheshin në Prishtinë. Më kujtohet që përkundër faktit që kishte shumë të tjerë që do konkuronin për një vend në këtë talent show, s'më trembej syri, marrë kitarën që në atë kohë ishte më e madhe se sa unë i tëri dhe dal para jurisë të cilës i pëlqeu shumë jo vetëm kënga që performova, por edhe kontakti/lidhja me kitarën që kisha dhe ajo siguria me të cilën u ngjita në skenë para tyre. Mund të them pa mëdyshje që Top Channel është televizioni më i madh shqiptar dhe të jesh pjesë e spektakleve që organizohen nga ky televizion është privilegj dhe mundësi e artë për t'u afirmuar."