>
BIOSHQIP

Zhaku Tërhiqet Nga “Kënga Magjike” Per Të Marr Pjesë Në “Vip Shpia”

04-10-2012
Kënga "Aman Aman" e artistes Inida Gjatës, që do të merrte pjesë në Festivalin e Këngës Magjike nuk do të jetë më pjesë e saj.

Ka qenë vet Zhaku ajo që ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një statusi në Facebook.

"Po ju bëj me dije se për shkak të disa angazhimeve të programuara më parë, ne nuk do mund të vazhdojmë konkurimin në Kënga Magjike, megjithatë e falenderojmë shumë Arditin dhe stafin e tij për mundësine e promovimit të këngës "Aman Aman" . I uroj suksese miqve të mi që marrin pjesë në këtë konkurs dhe veçanërisht Rozi Radit, kënga e së cilës më ka ngel në mendje dhe interpretimi i saj rrënqethës", ka shkruar zhaku.

E pyetur nga fansat sepse do të hiqte dorë nga konkurimi në këtë kompeticion, Zhaku ka pohuar se këtë vit do të marr pjesë në reality shoun, "Vip Shpia", që organizohet në Kosovë.
(Shqiptarja)

Zhaku Tërhiqet Nga “Kënga Magjike” Per Të Marr Pjesë Në “Vip Shpia”