>
BIOSHQIP

A E Di Zhaku Që Edhe Ajo është Shqiptare?

27-10-2012
Ka më pak se një javë që kur ka filluar reality shou, "Vip Shpija", dhe banorët kanë filluar t'i nxjerrin kthetrat e tyre. Personazhi që ka rënë më së shumti në sy, për sjelljet e saja të kqija është, këngëtarja Zhaku nga Shqipëria. Pasi ofendoi aktorin, Enver Petrovci, Zhaku nuk është mjaftuar me kaq dhe ka adresuar në emër të krejt shqiptarëve një fyerje të rëndë duke thënë se të gjithë shqiptarët janë "legena" Këto fjalë këngëtarja i bëri pas një mbrëmjeje relaksuese dhe alkoolit të përdorur, pas të cilës 'shfrytëzoi' dehjen, për të fyer banorët tjerë. Ata që e kanë ndjekur "VIP Shpija" gjatë mbrëmjes së djeshme kanë mundur të dëgjojnë fyerjet nga më të pistat prej saj, duke ofenduar pos Dr. Florit edhe femrat tjera VIP-a brenda shtëpisë, transmeton Indeksonline.
(Express )