>
BIOSHQIP
Biografia
Zhita Jr. është vëllai i reperit Real 1 (Ilir Zhita).

Më datë 13 Shkurt 2018, Zhita Jr. publikon videoklipin "Lucky Luciano". Projekti është prodhim i Dedas që e ka bërë miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge, ndërsa është realizuar nga Inequality Records. Kënga është e zhanrit hip-hop, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Patrik Domi, ndërsa kjo është kënga e parë e Zhita Jr. Titulli i këngës është i lidhur me bosin italiano-amerikan të mafisë, Charles ‘Lucky’. Luciano Luciano konsiderohet si “babai” i krimit të organizuar modern në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për themelimin e Komisionit të parë të mafisë atje. Njëherësh, ai ka qenë edhe bosi i parë zyrtar i familjes moderne Genovese të Krimit.

Në vitin 2018, Zhita & Yoda publikojnë albumin "Allo! Yoda? Lajmrohu!".

Më datë 12 Mars 2019, Zhita Jr.& Nonejm publikon videoklipin "Anthem".

Më datë 31 Maj 2019, Zhita & Nonejm publikojnë videoklipin "Pse M'kan Inat".

Në vitin 2019, Zhita Jr. publikon albumin "Serum".

Më datë 6 Dhjetor 2019, Zhita publikon videoklipin "Dikur".

Më datë 10 Qershor 2020, Kimbo, Bujaka & Zhita publikojnë videoklipin "Qa Thom E Boj". Teksti i këngës u shkrua nga Kimbo, Bujaka & Zhita Jr..