>
BIOSHQIP
Biografia
Zhuljeta Grabocka (Çina) ka lindur në vitin 1953, në qytetin e Korçës. Ka mbaruar studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, fakulteti Histori – Filologji, dega: Gjuhë - letërsi shqipe. Në vitin akademik 1982 – 1983 ka përfunduar kursin pasuniversitar një vjeçar për gjuhësi me rezultate të shkëlqyera.

Ajo ka një përvojë të pasur në mësimdhënien e lëndës së letërsisë, në menaxhimin e drejtimit të shkollës së mesme në Maliq dhe inspektimit pranë DAR Korçë.

Vitet e fundit, ajo punoi në disa shkolla të qytetit të Tiranës dhe doli në pension në gjimnazin “Qemal Stafa”. Krahas veprimtarive me shoqërinë civile, ajo ka punuar si e jashtme në redaksinë e kulturës pranë Radio Korçës.

Ajo ka shkruar dy vëllime me poezi: “ Ditari i gushtit” dhe “ Bota pa stinë”.