>
LETERSISHQIP

Zëri I Nënës

Nuk e di pse u ndjeva e harruar në vendlindjen time.
Ishin po ato rrugë,
dhe era e mëngjesit më sillte si dikur aromën e blirëve.
I bukuri qytet,
më ktheu fytyrën e tij plot gjethe e lule.
Si një zog që kthehet në folenë e vet...
thirra nga thellësia e zemrës, zërin e nënës sime.