>
LETERSISHQIP

E Kisha Një Klasë

Ajo nuk ishte si të tjerat...
Më vjen edhe sot një nga një t'i thërras:
Edoja, Albana, Ornela, Rafaela
kur derën e klasës të hap.
Nuk kishe nevojë të hapje regjistrin
mbi nxënësin që ngrije të vije një pikë
Ju me madhështi hapnit siparin
të luanit një Margaritë...

E prekur në shpirt ju dëgjoja
s'përtoja të bëja kritikat
për vajzat e mija të mençura
Që në detaje analizonin
Një Norë, Mede a Ofeli..
Djemtë çuditërisht të heshtur
tek - tuk hidhnin ndonjë mendim
Si letrën e guximshme të Tatianas
i uroja të merrnin ndonjë ditë.

E ku ka të tilla sot
hidhnin fjalën plot shpoti
po ku të linte Elona me ese-të
kur ndriste i arti mendim.

E kisha një klasë dikur…
Një nga një i sjell si kujtim.

Ishin kohë të bukura
Kam frikë magjinë e tyre mos e prish
Nuk isha mes jush t’u shkulja veshin
Çdo gjë e juaja më dhimbte në shpirt.

Në shpirtrat tuaj kish aq pafajësi
Sa nxitoja t’i ruaja, më bënin më të mirë
“Çapkënllëqet” ishin vuajtjet e mia të vogla
Mosha juaj e bardhë me dorë lehtas m’i ka fshirë.