>
LETERSISHQIP

Koha

Si fytyra e njeriut është koha,
i ka brenda të katërt stinët.
E nxirë e vrenjtur është sot,
të shpërthejë në shi, erë e furtunë.
Ti së brendshmi, mik, e ndjen,
jo e qetë nuk jam unë,
të tjera ditë mezi po pret,
pa re, vetëtima e zhurmë.
Si fytyra e njeriut është koha,
kur si dielli buzëqeshjen jep,
davariten hijet e turbullira, nuri i ballit,
të ëmblin mendim gjithçkaje ia jep.