TEKSTESHQIP
Zhurma Show 2012
Në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë është mbajtur të hënën spektakli “Zhurma Show Awards 2012”. Shumë çmime janë ndarë në këtë festival, përderisa ai është prezantuar nga çifti Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Këngëtarja Altuna Sejdiu – Tuna ka fituar çmimin kryesor të këtij festivali.

Edicioni i tetë i ndarjeve të çmimeve "Zhurma Show Awards 2012” ka shpërblyer gjatë mbrëmjes së të hënës, këngëtarë të ndryshëm të Kosovës, përderisa pothuajse të gjithë janë shpërblyer me diçka nga juria e këtij festivali, e cila mori disa vendime të çuditshme për shpërblimet.

Alban Skënderaj, Genta Ismajli, Tuna, Mc Kresha, Besart Halimi, Adelina Berisha, Kaltrina Selimi, Ermal Fejzullahu qysh në fillim ishin konsideruar se do të rrëmbejnë më shumë çmime, sepse ishin të nominuar dy apo më shumë në disa kategori.

Njëra prej ngjarjeve më interesante të këtij festivali, ishte edhe çmimi për “Albumin Historik”, të cilin organizatorët vendosën që t’ja japin këngëtarit veteran Luan Hajra, i cili njihet për këngët e tij të vjetra qytetare.

Ndryshe, mbrëmje është shkuar nën hijen e këngëtares Tuna dhe klipit “I asaj”.

Ajo pos çmimit kryesor, ka fituar edhe çmimin “Special on Air – internetit” dhe Best RnB.

Çmimin si çifti më i mirë e fituan këngëtarët Gold AG dhe Nora Muçaj, ndërkaq çmimin e televizionit Zico Tv e fitoi Dhurata Ahmetaj, me këngën “Stars Down” dhe Besnik Peqani – Niki me këngën “Ende me do”.

Për rikthimin e vitit, juria vendosi që ta shpërblejë këngëtaren Nazmie Selimi dhe këngën e saj “Të lutem”.

Ndërkaq për interpretimin më të mirë u shpërblyen dy këngëtarë. Adelina Emini me këngën “Bëhu burrë” dhe Besart Halimi me këngën “Kaçurrelja”.

Besnik Peqani – Niki ka arritur të mund disa këngëtare të reja në konkurrencën për “Best New Artist”, të cilën konkurrencë e fitoi përballë talentit kosovarë të zbuluar në Kroaci, Mark Marku.

Ndërkaq, një këngëtare tjetër, e panjohur për publikun, ka arritur të fitojë për baladën më të mirë. Nazmie Selimi arriti që të mposhtë në këtë kategori, Gresa Behlulin, me këngën “Të lutem”.

Gjethet e vendosura në fytyrë për klipin “Bëhu burrë”, i janë shpërblyer këngëtares Adelina Emini, pasi që është shpërblyer për klipin e saj në kategorinë “Best Styling”.

Kur është puna për albumin që ua sjell disponimin më të mirë, atëherë është albumi i Etnon feat Kaos “Disponim n’shishe” që ka fituar “Best Hip-Hop”.

Në kategorinë Best Pop ka triumfuar këngëtarja veterane, Edona Llalloshi me këngën “E vërtetë”.

Best Dance i ka takuar këngëtares së re, Fatjeta Barbullushi “Dance Floor Is Callin Me”, e cila në këtë video ka arritur ta mposhtë, gjithnjë sipas jurisë, edhe Adelina Ismailin, Andos & Dj Dalool, Ardian Bujupin dhe Nrg Band. Interesante apo jo.

Djali i Sabri Fejzullahut, Ermali po ashtu ka marrë një çmim. Kësaj radhe ai është shpërblyer me çmimin “Best Duo” për bashkëpunimin e tij me Gena dhe këngën “Ajo”.

Përderisa Videofest muzikore e kishte mbushur me çmime Alban Skënderaj, në “Zhurma Show”, Albani s’mori asgjë. Madje ai u mposht në kategorinë Best Rock nga rok grupi i mirënjohur Elita 5, që fituan në këtë kategori.

Këngëtarja Nora Muçaj, e cila i është rikthyer skenës pas një mungese të gjatë, ka fituar në kategorinë “Best Performance” me këngën “Jeto”. Madje në këtë paraqitje Nora ka arritur që të mund Adelina Berishën, Besart Halimin, MC Kreshën dhe Rezarta Shkurtën.

Në Best Female, çmimin e më të mirës e ka fituar Zaimina Vajsari me këngën “Bardhë e zi”, në Best Male fitoi Granit Ahmeti me këngën “Diva jem”, në Best Pop-Folk çmimin e më të mirës e mori Mimoza Shkodra me këngën “Burrat nuk janë si ti”.

Motrat Mustafa janë treguar të suksesshme në dy kategori të këtij festivali, pasi që sipas jurisë, kënga “N’dashuri nuk besoj më”, ishte kënga më e mirë popullore dhe kënga më e mirë për këtë vit, pra “Best Song 2012”, ku ajo mposhti edhe Adelina Ismailin, Ermalin dhe Genta Ismajlin, kurse Etnon kanë fituar edhe çmimin “Best Album”.

Çmimin për videon më të mirë e fitoi kush tjetër, pos Tunës dhe klipit të saj “I Asaj”, që mund të thuhet se ishte i vetmi çmim që juria e dha me meritë.

Ja cmimet e fituara:

Best VIDEO 2012
Tuna - I asaj (ENTERMEDIA)

Best SONG 2012
Motrat Mustafa - N'dashuri nuk besoj më

Best ALBUM 2012
Etnon – Chap7ers

Albumi HISTORIK
LUAN HAJRA

Çmimi SPECIAL ON AIR – INTERNETIT
Tuna - I asaj

Best POP
Edona Llalloshi - E vertete

Best DANCE
Fatjeta Barbullushi - Dance floor is calling me

Best RnB
Tuna - I asaj

Best HIP-HOP
Etnon feat Kaos - Disponim n`shishe

Best ROCK
Elita 5 - Degjo

Best POP-FOLK
Mimoza Shkodra - Burrat nuk jane si ti

POPULLORE
Motrat Mustafa - N'dashuri nuk besoj më

Best DUO–GRUP
Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo

Best FEMALE
Zaimina Vasjari - Bardhë e zi

Best MALE
Granit Ahmeti- Diva jem

Best STYLING
Adelina Emini - Behu burre

Best PERFORMANCE
Nora Muçaj – Jeto

Best COUPLE
Gold AG & Nora Muçaj

Best NEW ARTIST
Besnik Peqani Niki - Ende me do

Best BALADA
Nazmie Selimi - Te lutem...

SPECIAL - ZICO TV
Dhurata Ahmetaj – Stars down
Besnik Peqani Niki - Ende me do

SPECIAL - Comeback Of The YEAR
Nazmie Selimi - Te lutem...

Best INTERPRET
Adelina Emini - Behu burre
Besart Halimi – Kaqurrelja

Ndersa keto ishin nominimet:

Best NEW ARTIST
1. Adelina Hasani - Merr guximin
2. Dessa - Zjarr zjarr
3. Lea – Te pres
4. Mark Marku - Ti
5. Niki - Ende me do

Best BALADA
1. Burak Grupi FAMA - Shen Valentini
2. Gresa Behluli - Pa justifikim
3. Nazmie Selimi - Te lutem...
4. Sabina Dana ft. Valton Krasniqi - Te dua
5. Visar Rexhepi - Plage e pasheruar

Best STYLING
1. Adelina Emini - Behu burre
2. Big Mama – Magjishëm
3. Dhurata Ahmetaj – Stars down
4. Fjolla ft Loco - Boy
5. Ledi Vokshi - Femer Biz-i

Best RnB
1. Adelina Tahiri & Elgit Doda - Kujtim
2. Blero - Ajo apo ti
3. Gjira - Çka po do me t`knu zemër
4. Nora Istrefi - Ski me ik
5. Tuna - I asaj

Best HIP-HOP
1. Big Basta - Sot jam vone
2. Capital T feat. 2po2 - As gucci as lolis
3. Etnon feat Kaos - Disponim n`shishe
4. Lyrical Son - Qellimi
5. MC Kresha - Çok guzel

Best POP
1. Edona Llalloshi - E vertete
2. Flori - Me zemer
3. Granit Ahmeti - Te kerkoj
4. Kaltrina Selimi - Gjithmone me ty
5. Korab Shaqiri – Ritakimi

Best DANCE
1. Adelina - Ku ma ke
2. Andos & Dj Dalool - Ti je ajo
3. Ardian Bujupi - I'm feeling good
4. Fatjeta Barbullushi - Dance floor is calling me
5. Nrg Band - Qa po bojm na sonte

Best DUO–GRUP
1. Baboo Darabuka & DJ. Benity ft. Big D - Hot Girl
2. Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo
3. Genta Ismajli ft. DJ Blunt & Real 1 - Ole Ole
4. Shpat Kasapi ft. Ton Voka - Hajde sille
5. Vesa Luma ft. Big Basta - Boom

Best ROCK
1. Alban Skenderaj - Mirmëngjes
2. Elita 5 - Degjo
3. Kushtrim Hoxha & Hana Cakuli - Kopshti
4. Redon Makashi - Ku jam dhe ku je
5. Vedat Ademi - Nje jete me ty

Best PERFORMANCE
1. Adelina Berisha - What's your name
2. Besart Halimi – Kaqurrelja
3. MC Kresha - Çok guzel
4. Nora Muçaj – Jeto
5. Rezarta Shkurta - Droga Jam

Best FEMALE
1. Kaltrina Selimi - Gjithmone me ty
2. Ryva – Nata
3. Tuna - I asaj
4. Zaimina Vasjari - Bardhë e zi
5. Zanfina Ismaili - 2 Minuta

Best MALE
1. Albatrit Muçiqi - Te tjera
2. Besart Halimi - Afer
3. Capital T - Karma
4. Granit Ahmeti- Diva jem
5. Seldi Qalliu - Çika e zemres

Best POP-FOLK
1. Dritëro Shaqiri - Dite e mir shihet ne mëngjes
2. Labi - Dashuri e pare
3. Lori - Për ty jetoj
4. Mimoza Shkodra - Burrat nuk jane si ti
5. Sinan Hoxha - Loçk e zemer

POPULLORE
1. Afrim Muciqi - Perjete
2. Motrat Mustafa - N'dashuri nuk besoj më
3. Remzije Osmani - Kur vijne çikat nga kurbeti
4. Sinan Vllasaliu ft Remi Jakupi - Femer e deshtuar
5. Shyhrete Behluli - Lum ajo, motra qe ka

Best SONG
1. Adelina - Ku ma ke
2. Andos & Dj Dalool - Ti je ajo
3. Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo
4. Genta Ismajli ft. DJ Blunt & Real 1 - Ole Ole
5. Motrat Mustafa - N'dashuri nuk besoj më

Best ALBUM
1. Adelina Berisha – Whats your name
2. Etnon – Chap7ers
3. Mc Kresha – Air force 1
4. Mahmut Ferati – Sille botën krejtë
5. Remzije Osmani – Për mua je kryevepër

Best VIDEO
1. Alban Skenderaj – Mirmëngjes (MAX PRODUCTION)
2. Edona Llalloshi - E vertete (EMF CREATIVE)
3. Genta Ismajli ft. DJ Blunt & Real 1 - Ole Ole (PULLA)
4. Kaltrina Selimi - Gjithmone me ty (ASHA)
5. Tuna - I asaj (ENTERMEDIA)
Image 113566
Image 115450
  • Zhurma Show 2012
  • Viti: 2012
  • 15/10/2012 - 15/10/2012
  • Pallati I Rinisë, Prishtine
  • Prezantuesit: Mihrije Braha & Naim Abazi
  • TV: Ziko Tv
  • Radio: Radio 21