>
BIOSHQIP

Zzap: Sot Ka Më Shumë Rëndësi Baza Instrumentale

26-10-2013
Top producenti shqiptar, Zzap, ka shprehur mendimin e tij për atë se si qëndrojnë gjërat momentalisht në skenën e muzikës shqiptare.

Sipas producentit të shumë hiteve si “Fenix”, “n’Prishtine” dhe “E Nxonme”, tani më shumë luajnë rol instrumentalet se sa zëri i këngëtarit.

“Para disa viteve është dëgjuar më shumë këngëtari se sa instrumentali, kurse tani e kundërta – më shumë dëgjohet instrumentali se sa këngëtari”, ka theksuar Zzap në profilin e tij në Facebook.

Zzap është një prej top producentëve të muzikës moderne shqiptare. Ai vonë depërtoi në skenë, pasi fillimisht punoi këngë të albumit “Ma i Madhi n’Ven” të Getoar Selimit, për të vazhduar më pas edhe me projekte tjera e për t’u shndërruar bashkë me Chrisin në një prej “hitmejkerëve” më të mëdhenj në vendin tonë.
(Telegrafi)

Zzap: Sot Ka Më Shumë Rëndësi Baza Instrumentale