>
BIOSHQIP

Zzap&chriss, ''përzgjedhja Ishte E Tyre Që Ne Të Jemi Producentët''

07-03-2015
Pas polemikave të mëdha që u shfaqën në media dhe opinione nga më të ndryshmet në lidhje me vendimin e Elhaida Danit dhe stafit organizativ nga RTVSH për këngën e Eurosong-ut, ''Indeksonline' bisedoi edhe me dy producentët e rinjë të cilët kanë vendosur që të punojnë këngën e re.

Producentët kosovarë të cilët e kanë konfirmuar lajmin se e kanë bërë këngën thekojnë se përzgjedhja është bërë nga vet këngëtarja së bashku me organizatorët e televizionit, së bashku do jenë në Vjenë për përkrahje.

Zzap&Chris njihen për hitet e fundit që i kanë realizuar shumë këngëtarëve shqiptarë. ''Ishte zgjedhje e Elhaidës së bashku me RTVSH-ën që ne të jemi producentët e këngës së Eurosong-ut, është një këngë pop por kthehet në ritëm, besojmë që do jemi aty ku e meritojmë.

Ne nuk jemi producentët e parë nga Kosova që marrim pjesë në këtë festival pasi vitin e kaluar ishte producent Florent Boshnjaku, kënga është punuar nga ne ose më saktë OnRecords, zgjedhja pse ne bëmë këngën për këtë festival ishte edhe zgjedhje e këngëtares Dani së bashku me producentët e televizionit shqiptarë por asgjë nuk është e rastësishme pasi ne kemi punuar edhe shumë këngë të cilat shndërohen në hite.

Ne do jemi atje së bashku me Elhaidën që ta përkrahim këngën tonë dhe themi që të fitojë kënga më e mirë'', shprehen për fund Zzap&Chriss.
(Indeksonline)

Zzap&chriss, ''përzgjedhja Ishte E Tyre Që Ne Të Jemi Producentët''