TEKSTESHQIP

Adhurim Demiri
Mall Bulevard
Lyrics

Ka qën dikur një qytet,
në vend të zemrës një bulevard,
një bulevard ku mijra njerëz çdo nat
takoheshin, mos jam përçart,
...Mos jam përçart

Mijra fytyra që kam njohur,
qindra mbaj mend, pak kam haruar,
vall sa prej tyre përndar në bot,
mall bulevard, mbeti pa shuar,

Më ka marr malli për bar sahatin
që ta mbledh veten me shum konjak,
ndërsa nga Vollga ‘‘binte një muzik’’
apo mos vall është vetëm‘‘Mirazh’’
...Ësht vetëm ‘‘Mirazh’’

Më ka mar malli për një kitar,
dor më dor pak e stonuar,
kur vinte prap, ajo ishte çar’
të gjith e donin, isht’e bekuar.

Më ka mar malli për një vajz,
diku ka humbur nëpër bot,
ndoshta se njoh, kur ta takoj,
për të kam ruajtur një pikëz lot
...Një pikëz lot.

Mall bulevardi për ty shoku im,
rrinim tek ura, ‘‘Dajtin’’ karshi,
un doja Beatles, ti Rollig Stons,
sa her u grindem, s’mbajtëm mëri.

Më ka marr malli xhirro të dal,
nga Qemal Stafa, tek Petro Nini,
Si mbaj inat kujt s’me pranoj,
kush i tha jo një propozimi

Më ka mar malli për një vajz,
diku ka humbur nëpër bot,
ndoshta se njoh, kur ta takoj,
për të kam ruajtur një pikëz lot
...Një pikëz lot.

Më ka mar malli për një kitar,
dor më dor pak e stonuar,
kur vinte prap, ajo ishte çar
të gjith e donin, isht’ e bekuar.
...Isht’ e bekuar

Më ka mar malli xhirron ta mbyll,
nga Hotel Peza universiteti,
këmbët do lodhen, me kot do bredh
sdo t’gjej fytyra të k’tij qyteti

Ka qën dikur një qytet,
në vend të zemrës një bulevard,
një bulevard ku mijra njerëz çdo nat
takoheshin, mos jan përçart,
...Ësht vetëm ‘‘Mirazh’’

DËRGOI: