>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha, “Ngjyra E Kuqe” E Afroi Me Luanën... Përsëri

17-11-2012
Thonë se ngjyra e kuqe tërbon demat, por mesa duket autori i kësaj kënge Adrian Gaxha ka të njëjtin efekt mbi Luana Vjollcën, prezantuesen e motit të Top Channel. Miqtë e afërt të Luanës, tregojnë se prej kohësh ishte parë të shoqërohej me një djalë shumë simpatik, marrëdhënie e cila e ka marr fund krejt papritur ashtu si disa lidhje të tjera këtu në Tiranë, një prej tyre me djalin vlonjat të Big Brother Arjon Muça, i cili e zëvendësoi shumë shpejt Luanën me një tjetër velinë bjonde. Një histori dashurie si në telenovelë kjo e Luanës dhe Adrian Gaxhës, ata ndahen, krijojnë lidhje të cilat Luana nuk i ka publikuar asnjëherë, përveç asaj me Gaxhën, që mesa duket dominon në zemrën e saj. Lidhja me këngëtarin nga Maqedonia, ka qenë gjithmonë e tillë, thonë miq të afërt të prezantueses. Ata lidhen në çdo koncert dhe ndahen pasi Gaxha largohet nga Tirana. Duket sikur hiret e Luanës "treten" sapo ai kalon kufirin, megjithatë prezantuesja e motit nuk është aq "viktimë", pasi edhe ajo nuk mbetet pas me historitë e saj të dashurisë. Ata janë fotografuar së bashku pas përfundimit të natës finale të Këngës Magjike, ku kanë qenë të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në këtë festival.
(Thash&them)

Adrian Gaxha, “Ngjyra E Kuqe” E Afroi Me Luanën... Përsëri