>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha: Dueli Onairmusic Vs. Besfort Hasanaj Mban Peng Edhe Klipin “Ngjyra E Kuqe”

02-12-2012
Kenga "Ngjyra e kuqe" u fshi nga kanali Youtube, ndersa per kete sipas Adrianit fajin e ka Besfort Hasanaj. Ndersa nga ana tjeter Besfort Hasanaj, zotërues i një kanali në YouTube, sqaron duke shkruar: "Vëmendje: Sa i përket fshirjes së klipit të Adrian Gaxhës ft Florianit nga YouTube, duam t'ju tregojmë se fajësinë e ka firma abuzuese 'Onairmusic' me në krye Kushtrim Morinën, të cilët, një ditë ma herët na kanë fshirë në kanalin tonë videot e tjera të Adrianit, pa pasur asnjë të drejtë! Sa për info, ne i posedojmë dhe menaxhojmë videot e Adrianit në YouTube me pëlqimin e Adrian Gaxhës, dhe ka kohë që menaxhojmë kanalin e tij në YouTube. Fshirja e videos nga ana jonë është bërë jo me dëshirën tonë, por vetëm sa për të dënuar 'Onairmusic', të cilët, falë Content-ID-së që posedojnë po luajnë rolin e policit në YouTube, duke e shkatërruar të gjithë konkurrencën duke fshirë me mijëra video pa pasur asnjë të drejtë autoriale". Mendohet që paratë e fituara nga klikimet të jenë bërë shkak i kësaj ndodhie, ndërsa fansat luten që kjo video të rikthehet sa më shpejt në internet, ku me pas eshte edhe rikthyer por pa klikimet e shumta.
(Albavipnews)

Adrian Gaxha: Dueli Onairmusic Vs. Besfort Hasanaj Mban Peng Edhe Klipin “Ngjyra E Kuqe”