>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha: Me Florianin Janë Dyshja Më E Suksesshme

18-01-2013
Ka shumë fëmijë që i dëgjojmë duke kënduar nëpër shumë vende, qoftë edhe dasma, apo në kanalin Youtube.

Por, si duket, për 13-vjeçarin e talentuar të superhitit "Ngjyra e kuqe" ka qenë një fat i madh që talenti i tij të reklamohet nga ana e këngëtarit Adrian Gaxha.

Këtij të fundit sikur i ka rënë një bingo e madhe. Sot për sot ata janë dyshja më e kërkuar, madje duke sfiduar edhe dyshen tjetër, Sinani dhe Seldi.

Ardiani dhe Floriani sapo i kanë realizuar disa foto artistike të bukura nga Veton Osmani, e ndërsa shumë shpejt do të sjellin edhe dy këngë të reja.
(Maksim Gjokaj)

Adrian Gaxha: Me Florianin Janë Dyshja Më E Suksesshme