>
BIOSHQIP

Adrian Gaxha Sqaron “Sherrin” Me Florin

12-06-2013
Adrian Gaxha, krijuesi i hitit “Ngjyra e Kuqe”, i sapovleresuar me cmimin “Best Dance” ne “Videofestin Muzikor”, ndan me lexuesit shqiptar planet e reja ne karriere dhe ‘perballjen’ aspak problematike qe pati me kantautorin Flori Mumajesi ne kete kompeticion. Mediat aluduan gjate per nje ballafaqim te ashper mes tyre - pas konfliktit virtual ne “Youtube” e “Facebook”, ku ata ofenduan njeri-tjetrin - por asgje nga cfare u fol nuk ndodhi... Adrian, sapo je shpallur fituesi i cmimit “Best Dance” ne “Videofest”; cilat ishin emocionet? Jam absolutisht shume i kenaqur nga ky vleresim. Puna e bere nga djemte e “Entermedia”-s ka qene vertet shume e mire. Ne skenen e “Videofest”-it u prezantua edhe kenga e re “Kjo zemer”, qe eshte serish ne bashkepunim me Florianin... Beson se suksesi do t’ju ndjeke edhe kete here? Impakti i pare i publikut ishte shume i mire. Shpresoj vertet qe “Kjo zemer” te pasoje suksesin e “Ngjyra e Kuqe”. Ketu jemi duke xhiruar videoklipin, qe do te jete serish i “Entermedia”-s. Eshte konceptuar si dicka e vecante dhe kam idene qe do te perqafohet nga publiku. Si ishte perballja me Florin ne “Videofest”? Nuk pati nje perballje. Une mberrita pak minuta perpara se spektakli te fillonte, per shkak te xhirimeve... C’mendon per faktin qe Flori u vleresua me cmim te pare? Nuk kam asnje mendim. Ke dicka tjeter per t’i thene atij? Jo me, gjithcka kisha per t’i thene, ia thashe. Je penduar per ate deklarate? Jo. Si do te jete kjo vere per Adrianin? E mbushur me muzike. Shume koncerte dhe kenge te reja. Aktualisht kam tri kenge te perfunduara ne studio dhe shume shpejt do t’i lancoj per tregun muzikor. Jeta private, nderkohe si ecen? Je apo jo ne nje lidhje? Per momentin, as vete s’jam i qarte per statusin tim (qesh).
(eraldo rexho / Bluetooth)

Adrian Gaxha Sqaron “Sherrin” Me Florin