>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj: Arditi Me Ftoi Në “Kënga Magjike”

12-11-2012
"Refuzoj" fitoi në edicionin e 14-të të Festivalit 'Kënga Magjike 2012', ashtu sic kishim shkruar lajmin e parë se favoriti i këtij edicioni ishte Alban Skënderaj.

Por më mirë Albani të mos e kishte thënë, pasi e zbuloi se kishte pasur ftesë nga vetë Arditi për të marrë pjesë në këtë event dhe për të fituar.

Vërtetë balada e tij ishte e bukur, por si duket kantautori nuk ka pranuar të ketë këtë vend, pa pasur edhe cmimin e publikut, ku të gjithë prisnin të fitoi kënga 'Ngjyra e kuqe' e kënduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri.

"Refuzoj" apo "Ngjyra e kuqe" në dilemë të shumë ndjekësve të festivalit 'Kënga Magjike 2012' këtë vit.

Në fakt, festivali ishte shumë i shikuar edhe këtë vit, ndërsa Albani apo Adriani ishin këngëtarët rreth të cilëve sillej çmimi, sidomos ai i publikut.

Mirëpo, vetë ata kur kanë votuar për njëri-tjetrit i kanë dhuruar kundërshtarit vetëm 2 apo 3 pikë, pasi dihet tashmë se produksioni i këngës së tyre kishte të bënte me autorë të ndryshëm.
(Albavipnews)

Alban Skenderaj: Arditi Me Ftoi Në “Kënga Magjike”