>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj: Fëmija Të Dhuron Një Lumturi Që Të Përcjell Gjithë Jetën

02-03-2013
Kantautori dhe per te dytin vit rresht mentori i talent-shout “X-Factor”, Alban Skenderaj, vjen per te gjithe lexuesit e suplementit “Koha Tjeter”, me nje interviste ku rrefen emocionet e tij si mentor, por edhe jeten e tij private. Nuk fsheh deshiren e tij, qe te shohe kategorine qe ai perfaqeson deri ne finale, megjithese thote se deri tani jane ruajtur shume mire balancat. Me keqardhje pranon se nuk munden qe te festonin me te fejuaren e tij Miriam Cani, festen e Shen Valentinit, ashtu sic deshironin, pa harruar qe te flase edhe per shume nga projektet e tij dhe te Miriamit, jo vetem nga ana profesionale, por edhe personale.



Viti i dyte si mentor ne “X-Factor”, si ishin prurjet per kete vit, ne krahasim me vitin e kaluar?

Une jam shume i lumtur me prurjet e ketij viti, nuk e di, por kam pasur edhe nje afrimitet biologjik, gati me te gjithe konkurrentet. Kane qene te gjithe jo vetem shume te talentuar, por edhe me karakter shume te mire dhe te formuar. Mund them se nga viti i shkuar, i vetmi dallim eshte qe konkurrentet e ketij edicioni jane paksa me te vetedijshem, ndoshta edhe per faktin se e kane pare edicionin e pare dhe kjo i ben qe te perjetojne dhe te vleresojne madheshtine e ketij programi, mbi te gjitha, mundesine qe ky program iu jep, per vete faktin se kur jane pjese e ketij talent-show, jeta e tyre ndryshon. Realisht qe ka pasur shume talente dhe sidomos ne kete pike qe ka arritur spektakli, eshte bere shume e veshtire per te zgjedhur me te miret.

Edicionin e kaluar ishit mentori i nje tjeter kategorie, nderkohe kete vit kishit grupet, eshte me e veshtire?

Sigurisht qe eshte me e veshtire, por kuptohet qe vokal cochet bejne nje pune shume te madhe dhe na kane lehtesuar shume punen, por sadisfaksioni qe merr, eshte shume i madh. Keshtu, nese vjet kisha vetem kater djem, kete vit kisha 20 te rinj, djem dhe vajza. Ndihesh paksa si prind per ta, sepse ata te shohin si nje pike referimi dhe ti je shtylla per ta. Fillojne te bejne dedikime, sepse marrin shume edhe nga njeri-tjetri dhe pergatisin gjithmone ndonje gje speciale per mua. Kam qene shume i lumtur qe bera kete vit kete eksperiencen me grupet dhe nuk e di se si do te shkoje vitin qe do te vije, por kushdo qe do ta beje kete, do jete si nje bekim per te kaluar nje eksperience te tille.

Ju kemi pare shpesh qe keni pasur edhe debate mes njeri-tjetrit ne juri, a jane reale, apo jane pjese e shout?

Ato jane shume reale dhe te verteta. Kuptohet qe jane me shume dashamiresi dhe jo aq te zjarrta dhe personale sa mund te duken, sepse ne jemi miq shume te mire. Por debatet jane te vertete dhe vijne spontanisht, sepse ne fund te fundit ne nuk duhet te kemi komplekse aty dhe duhet te perballemi dhe ballafaqohemi me mendime te ndryshme dhe nga ana tjeter, nje spektakel si “X-Factor” eshte format i tille, qe kjo pjese e ben me interesant dhe shume me pak te merzitshem. Kam pershtypjen se njerezve mund t’ju duket ndonjehere e tepruar, por ne te vertete edhe ky fakt i shtyn qe ta shohin, sepse ka nje debat. Megjithese eshte gjithmone nje debat i shendoshe, pasi ne flasim per art dhe nuk flasim asnjehere per gjera personale.



Deri para dy javesh, kategoria e grupeve u duk se ishte me e fuqishmja, nderkohe qe nuk rezultoi e tille, sepse “Soul Sister” u larguan dhe “KSAL” ishin ne sfide, cfare nuk ka funksionuar sipas jush?

Une mendoj se gjithcka eshte “Ok”, thjesht po shkojme drejt fundit dhe gara keshtu e ka. Eshte gje e mire qe po ruhen balancat, sepse secili nga ne ka nga dy konkurrente, nderkohe qe vetem Pandi ka nje konkurrente ende ne gare. Edhe grupet jane vertete shume te mire dhe kane rezultuar te suksesshem dhe te dashur. Nuk dua qe t’i bej qejfin vetes, po ka qene fakt qe grupet kane bere nje hap kualitativ, kete vit. Kuptohet se edhe vjet eci shume mire, por duke pasur me shume eksperience edhe nga ana jone kete vit, ka nje rritje te dukshme ne kategorine e grupeve. Thjesht po ngushtohet rrethi dhe gjithcka po behet me e veshtire, po sic thashe, eshte gjithcka shume e balancuar. Po shkojme drejt gjysme finales, ku do te jene kater konkurrente dhe ne finale, tre. Une shpresoj shume qe te pakten secili nga ne mentoret, te kemi nga nje konkurrent ne gare, sepse mund te ndodhe qe njeri te jete me dy dhe tjetri me asnje, kjo eshte dicka qe nuk ia uroj vetes dhe asnjerit prej kolegeve e mi. Nuk e di se si do te shkoje deri ne fund, po une uroj qe te pakten nje nga grupet, te shkoje deri ne finale.

Flasim pak per Albanin, jashte “X-Factorit”. Para pak javesh ishte festa e Shen Valentinit, ju e festuat?

Ne e festuam ne fakt te nesermen edhe pse eshte me duket dita e beqareve, (qesh). Po s’ka lidhje, per ne artistet keshtu eshte, sepse ne festojme dhe punojme ditet e festave, sepse imagjino sikur te gjithe artistet te pushonin ne dite festash. Sepse njerezit duan qe t’u kendojne, imagjino kur flitet per dashurine. Ate dite une kendova dhe Miriami ka qene e zene me xhirimet e klipit dhe ne darke vone u takuam, duke ndjekur gjithe diten te nesermen bashke, ku dolem per nje dreke romantike buze detit. Megjithese kishim dashur qe te shkonim diku jashte shtetit per nje udhetim, sepse kjo do te ishte speciale per ne, ndoshta nje udhetim ne Paris, megjithese me siguri qe do ta realizojme vitin tjeter.

Miriami ne nje interviste te fundit, ka deklaruar se ka deshire qe te kete nje femije, duke qene se ju jeni gjysma tjeter e saj, mos ndoshta do te kemi nje martese gjate ketij vit?

Nuk kemi ne plan ndonje gje, qe te mund them se do te kemi dicka kete vere apo veren tjeter, por kam pershtypjen shume shpejt ne duam qe te hedhim hapin e fundit te kurorezimit tone, gjithashtu edhe nje femije eshte nje proces i pashmangshem i nje raporti 6 vjecar gati, keshtu qe jane gjera qe jane duke ardhur, por ne i leme kohe vetes dhe procesit, sepse eshte dicka biologjike, kjo do te jete nje lumturi e re per ne, sepse ne jete gjerat me me rendesi keto jane. Karriera apo arritjet personale, jane deri diku dhe kete e shoh une, por e shohin te gjithe deri ne momentin qe i arrijne, kurse ne momentin qe ke nje femije dhe nje familje, kjo eshte nje lumturi shume e madhe, qe te percjell gjithe jeten.

A do te kemi ndonje kenge te re nga ju?



Une jam duke punuar shume fort kete kohe, do te degjoni kenge te miat dhe nuk e di a do te pelqehen apo jo, por gjithsesi do te kete shume projekte, si nga une, ashtu edhe nga Miriami gjate ketij viti. Une po punoj mbi nje kenge solo, po bej nje kenge apo qofte edhe nje bashkepunim, pasi nuk e kam vendosur ende, nderkohe qe po punoj edhe dy kenge te tjera ne bashkepunim me disa DJ. Keshtu qe, derisa gjate veres, shume materiale do te publikohen nga une. Edhe Miriam po xhiron nje videoklip dhe besoj se kenga do te dale per nje jave besoj. Nderkohe, po punoj edhe per nje kenge te dyte per Miriamin dhe besoj se ajo eshte edhe me e bukur. Me siguri ne menyre spontane do na lindi deshira per te bere ndonje duet tjeter bashke, sepse eshte nje gje e pashmangshme. Ky vit do te jete shume produktiv, per te dy ne.

A keni ju nje faqen tuaj personale ne “Facebook”, sepse qarkullojne disa me emrin tuaj?

Une nuk kam fare adrese personale ne “Facebook”, sepse nuk jam fare aktiv neper rrjetet sociale. Ka pas qene nje profil i imi me pak me shume fansa se te tjeret, por edhe ate e kane marre hakerat. Une nuk jam shume i prirur dhe i terhequr nga “Facebook”-u, jo per te qene ndryshe nga te tjeter, por nuk kam kohe qe te merrem me te, edhe pse e shoh si shume te rendesishem persa i perket promovimit artistik, por une jam nje natyre e tille dhe tashme e kam pranuar nje gje te tille. Qe nuk ka nevoje qe cdo here te eci me hapin e te tjereve, nuk e shoh te domosdoshme. Kam pershtypjen se gjithsesi nje faqe zyrtare do me duhej dhe jam duke menduar per kete, per te promovuar ndonje kenge te re, por jo per te qene shume social, sepse nuk kam prirje per ta bere kete.

Do te sillni ndonje kenge tuajen te re, gjate neteve “live” te spektaklit “X-Factor”?

Patjeter qe po. Shpresoj shume qe grupet te jene ne finale ose sic thashe, te pakten nje nga grupet dhe nese kjo do te ndodhe, une do te kem nje duet interesant me ta, por ka edhe dy mundesi te tjera, do te mund te promovoj edhe nje kenge timen te re, por do te kete edhe nje bashkepunim surprize, qe do te ndodhe shume afer, ndoshta javen qe vjen. Nuk po tregoj me shume, sepse po e leme surprize per teleshikuesit.
(Yllka Selita Koha Jone)

Alban Skenderaj: Fëmija Të Dhuron Një Lumturi Që Të Përcjell Gjithë Jetën