>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj Po Bashkëpunon Me Wirusin

03-03-2013
Alban Skënderaj ka zgjedhur anëtarin e “Elita 5”, Nexhat Mujovi –Wirusi, për të realizuar një projekt të ri muzikor. Ditë më parë në rrjetet sociale u publikuan disa fotografi, në të cilët kantautori i suksesshëm shihej në studion e muzikantit të njohur nga Tetova, ndërsa njoftohet se ata po bashkëpunojnë në realizmin e një kënge. Bëhet e ditur se incizimi i këngës tashmë është kryer dhe së shpejti pritet lansimi në treg, ndoshta i një hiti të ri, kur dihet se këngët e Wirusit rezultojnë mjaft të suksesshme, po ashtu edhe ato të Albanit.
(Telegrafi)

Alban Skenderaj Po Bashkëpunon Me Wirusin