>
BIOSHQIP

Ardian Bujupi Në Eurovision Për Shqipërinë?

01-11-2012
Radiotelevizioni shqiptar (TVSH), ka publikuar listën e këngëtarëve që do të garojnë në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës për çmimin e madh – përfaqësimin në Eurovision Song Contest. Do të jenë 26 artistë ata që do të luftojnë kokë më kokë për çmimin e madh, ndërsa për dallim nga viti i kaluar kur nga Kosova konkurroi vetëm Rona, këtë vit do të jenë pesë artistë ata që do të tentojnë ta fitojnë çmimin. Vesa Luma, grupi NA, Valon Shehu dhe Flaka Krelani do të jenë në front për çmimin e madh, por ajo që bie më shumë në sy është konkurrimi i dikujt tjetër. Është ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, ai që do të konkurrojë në Festivalin e Këngës, për të fituar çmimin që do t'ia siguronte atij performimin në Eurovision, e që sigurisht se do të ishte prej opsioneve më të mira për vendin tonë, pasi që ai i posedon të gjitha kualitetet për ta fituar spektaklin e madh evropian. Rona Nishliu ishte pjesëmarrësja e kaluar në Eurovision, ku deri tani u arrit suksesi më i madh për muzikën shqiptare në festivalin evropian. Ishte vendi i pestë dhe shumë kritika pozitive ajo që arriti të bëjë kënga "Suus". Kjo është lista e plotë e pjesëmarrësve për këtë edicion: 1.Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko 2.Adrian Bujupi 3.Ani Çuedari 4.Anjeza Shahini (ESC 2004) 5.Arjan Dredhasi 6.Arjela Krasniqi 7.Bojken Lako 8.Bon Bon Band 9. Dr. Flori & Fabi 10.Elis Nova 11.Entela Zhula 12.Flaka Krelani 13.Grupi 'Na' 14.Hersi Matmuja 15. Kejsi Tola (ESC 2009) 16.Kelly 17.Kozma Dushi 18.Lynx 19.Marsela Çibukaj 20.Merland Kademi 21.Rezarta Smaja 22.Rosela Gjylbegu 23.Selami Kolonja 24.Valon Shehu 25.Vesa Luma 26.Xheni & Enxhi Kumrija
(Telegrafi)

Ardian Bujupi Në Eurovision Për Shqipërinë?