>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “All Night” Nga Ardian Bujupi

03-03-2014
Ardian Bujupi në bashkëpunim me Lindvr sjellin këngën All Night, me spot nga Entermedia ku protagoniste janë dy këngëtaret nga Shqipëria, Ronela Hajati dhe Samanta Karavello.

Kënga është në anglisht, një stil ndryshe nga këngët e zakonshme të Ardianit me tempo më të ngadaltë por me ‘beat’ të mirë, dhe ai fillon me strofë repi.



Videoklipi është realizuar nga Entermedia dhe në rolet kryesore janë këngëtaret Ronela Hajati dhe Samanta Karavello. Ato shfaqen të bukura dhe të rrezikshme me pistoleta në duar, ndërsa klipi ka edhe valltare ekzotike, vetura të shtrenjta dhe pjesë ku tregojnë Ardianin si një njeri të pasur dhe me një jetë luksoze.

Në këngë po ashtu edhe një reper i ri, Lindvr. Sipas Ardianit ky bashkëpunim erdhi nëpërmjet “Facebook”-ut, ku Lindari i kishte rrëfyer atij për këngën që e kultivon dhe brenda një kohe Ardiani e kishte ndjekur punën e tij, kështu që në fund vendosën të realizojnë një duet së bashku.

“Lindari më shkruante shpesh në ‘Facebook’ dhe m’i tregonte këngët e tij. Unë e përcolla një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ma dërgoi edhe ‘beat’-in e këngës “All Night”. ‘Beat’-in ia dërgova producentit ‘Fonty’ për ta përmirësuar. Fillova të eksperimentoj duke kënduar rap. Kënga më pëlqeu edhe pse ka qenë vetëm një eksperiment ‘ad hoc’. Pjesën e dytë ia dhashë Lindarit. Tekstet i kemi bërë secili pjesën e vet, Lindarin e kam ftuar në studio për t’i bërë incizimet e vokaleve dhe kështu e përfunduam projektin shumë shpejtë. Pra, për mua kjo është gjëja më normale në botë, që me dëshirë të madhe kam bashkëpunuar dhe gjithmonë do të bashkëpunoj me shqiptar kur projekti i përgjigjet stilit tim”, ka thënë ai për “Zërin”. Ardiani pas kësaj kënge, do të nisë punën për disa videoklipe të reja.
(lajmi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “All Night” Nga Ardian Bujupi