>
LETERSISHQIP

Sikur Gjethet

Ashtu si ranë të vyshkura gjethet
Ranë të dorëzuara zemrat para disfatës
Lufta për të mbijetuar dashuria humbi
Beteja ishte më shumë se sfidë
Fatin e kishin zënë rob
Apo na tradhtoi s’e di
Hëna që na shoqëronte na la vetëm
Ti kishe frikë dhe nga vetja të presësh
Ike në një mëngjes që sapo agoi
Tash prit e vetmuar
Që një ditë tjetër të të ngrohë…