TEKSTESHQIP

Astrit Mulaj
Amerika
Lyrics

Kur e lash nanen te pragu
Mu ngri gjaku, fryma mu ndal
U mundojke mos me qaj
Por shikimi i saj
Si njimij fjal

M'ka percjell ai shikim
Ne vend mergim mua
S'kam hy n'gjynah
E me t'ik e krejt mi lan
Me u nis ne kemb, me shku nanen me pa

Amerik, moj Amerik
Vec ti mi din
Hallet e mia
Me shkoj jeta n'permallim
Pa familje, larg nga shpia
Amerik, moj Amerik
Halli e malli, njesoj po vret
A vjen najher ajo dit
Me ardh per qefi, e jo per gurbet

Amerika e bekuar
Tok e premtuar
Per hallexhi
Cdo Shqiptar qe kam takuar
Vec trupin e kan ktu, zemren ne shtepi
E sa her, sa her kjo zemer
E permalluar, per nane nuk ha
Dit e nat e luta zotin
Me na bashkuar sa o nana gjall

Amerik, moj Amerik
Vec ti mi din
Hallet e mia
Me shkoj jeta n'permallim
Pa familje, larg nga shpia
Amerik, moj Amerik
Halli e malli, njesoj po vret
A vjen najher ajo dit
Me ardh per qefi, e jo per gurbet
2x

DËRGOI: