>
BIOSHQIP

Rikthim I Fuqishëm I Avni Hadërgjonajt Me “Nuk Të Njoh”

04-08-2016
Me profesion piktor, pasi e ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë, e pastaj studimet në degën e Pikturës, Avni Hadërgjonaj po godet sërish në muzikë. Hadergjonaj duket unik, dallon për nga stili, por edhe ngjyra e zërit nga këngëtarët tjerë. Ai është një frymë ndryshe në skenën muzikore shqiptare. Avni Hadergjonaj është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptarë. Projektin që e rikthej pas një pauze piktorin që merret me muzikë, është kënga me titull „Nuk të njoh“.



Kënga e sapo lansuar me titull „Nuk të njoh“ është produkt muzikor i Nurteel dhe Granit Gashit nga „Massive Production“. Videoklipi është punuar profesionalisht nga „Max Production“, ndërkaq për stilin e këngëtarit është përkujdesur Joni Peçi. Ritmi, interpretimi, pamjet dhe stili, bënë që ky projekt të cilësohet si i kompletuar dhe të tërheq gjithë këtë vëmendje publike. Ju ftojmë të dëgjoni „Nuk të njoh“ nga Avni Hadërgjonaj, këtë videoklip që po shpërndahet kudo.
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Rikthim I Fuqishëm I Avni Hadërgjonajt Me “Nuk Të Njoh”