>
BIOSHQIP

Ledri “Nën Kthetrat” E Çiljetës

25-06-2014
Rep artisti Ledri Vula dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kanë mbajtur së fundi një mbrëmje në Tiranë.

Përveç se kanë mbushur gjithë vendin plot me adhurues, performancën e tyre e shijuan edhe miqtë e tyre të përbashkët. Ndonëse nuk kanë deklaruar se kanë rikthyer lidhjen, ata gjenden shumicën e kohës nën shoqërimin e njëri tjetrit.

Duket se një simpati të veçantë për Ledrin e ka Çiljeta, e cila nuk ka hezituar që të shkrepë një foto duke e puthur në faqe reperin. Kujtojmë se ditë më parë u spekulua për një rilidhje të Ledrit me “Duffyn”, por kjo e fundit i mohoi të gjitha duke thënë se janë vetëm miq.



Para disa javësh vendosi të kthehej në bjonde duke i dhuruar vetes edhe një set fotosh sexy por vera sapo ka filluar dhe ndryshimet nuk kanë të ndalur. Edhe Çili bëhet “pre” e shatushit të famshëm. Rrënja e flokëve e errët që vjen duke u çelur në funde e bëri për vete edhe Çilin. Sa i përket muzikës, asgjë e re nga fronti.

Vëmendja e saj vazhdon të jetë e përqëndruar tek Fernando, i biri çamarrok me të cilin ka vendosur të kalojë disa ditë pushimesh në bregdet. Sot ishte edhe dita kur këto pushime kanë nisur zyrtarisht.
(Express)

Ledri “Nën Kthetrat” E Çiljetës