>
BIOSHQIP

Çiljeta Ka Nostalgji Për...

25-09-2014
Kur Çiljeta tregon moshën ka njerëz që çuditen duke qënë se ka shumë vite në skenë dhe duket sikur është më e madhe por jo, është vetëm 29 vjeç. Daljen e parë e ka patur në moshën 14 vjeçare dhe shumë shpejt edhe në kopertinë reviste. Çili ka postuar kopertinën e saj të parë. Ka qënë revista "Klan" para 12 vitesh. Ajo ishte adoleshente që sapo kish fituar një kurorë "Miss"-i por nuk e bën kjo gjë nostalgjike. Çiljeta kujton me "mall" peshën e saj. Në këtë periudhë ajo ka qënë 48 kilogramë ndërsa tani ka një djalë dhe disa kile më tepër. Duket se më shumë se sa nostalgji është edhe një mënyrë e mirë për ti treguar ndjekësve të saj se nuk ka ndryshuar shumë në pamje.
(Indeksonline)

Çiljeta Ka Nostalgji Për...