>
BIOSHQIP

Çiljeta: Edhe Pse Më Përjashtuan, Pd E Dua Njësoj

06-10-2014
Në Këshillin Kombëtar të PD-së ra në sy se u zgjodhën disa artistë.Por, ajo që të bënte përshtypje, ishte se Çiljeta Xhilaga, një nga artistet më afër PD-së, nuk ka qenë fare as si kandidate. Megjithatë, pavarësisht se e kanë përjashtuar, ajo thotë se e do njësoj PD-në. “Çështja e përzgjedhjes së emrave është çështje e partisë, ndaj nuk di të them pse nuk isha. Kjo gjë nuk më bën mua më pak apo më shumë demokrate. Unë jam dhe do të mbetem e tillë”, ka thënë ajo për “Shekulli”.
(Indeksonline)

Çiljeta: Edhe Pse Më Përjashtuan, Pd E Dua Njësoj