>
BIOSHQIP

Dafina Do Të Thyejë Rekordin E Ri

26-09-2015
Dafina Zeqiri mbrëmë ka lansuar këngën e re “Hate you, love you”, ku teksti është komplet në gjuhën angleze, por kjo nuk po i ndalë fansat e saj ta ndëgjojnë këtë këngë, shkruan Indeksonline.

Madje, vetëm nga mbrëmja e kaluar, Dafina pritet që për pak orë të arrijë mbi 200 mijë klikime në Youtube.

Duket se kjo do të jetë hiti i radhës nga këngëtarja shumë e dashur për publikun.

Pos zërit të ëmbël në këngë, ajo duket shumë simpatike gjatë kripit, e veshur me disa fustane me ngjyra të hapura, me grim jo shumë të rëndë dhe duke vallëzuar nën tingujt e lehtë të këngës.

Më poshtë dëgjojeni këngën e re të Dafinës.
(Indeksonline)

Dafina Do Të Thyejë Rekordin E Ri