>
BIOSHQIP

Dafina Zeqiri Më Ndryshe Se Herëve Të Tjera

13-12-2014
Këngëtarja e njohur dhe shumë e adhuruar nga publiku, Dafina Zeqiri ditë më parë ka qëndruar në qytetin e New York-it.

Ajo ka treguar se për shkak që ka pasur një verë mjaftë të angazhuar ka pasur nevojë për disa ditë pushimi.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, nga SHBA-të Dafina ka treguar çdo gjë rreth qëndrimit të saj në New York, mungesën që e ka ndierë për Prishtinën dhe miqtë e saj, angazhimet në muzikë e shumë çka tjetër.

Indeksonline: Ku është Dafina tani?
Dafina Zeqiri: Ndodhem në Brooklyn për momentin në SHBA

Indeksonline: Përse shkuat në New York?
Dafina Zeqiri: Duke pasur parasysh që kam pasur një verë mjaftë të angazhuar, vendosa të marrë pak pushim por gjithashtu duhet përmendur që jam në bashkëpunim me një label këtu në Amerikë.

Indeksonline: Personat që të qëndrojnë afër në qytetin e madh?
Dafina Zeqiri: Rrethin e kam të ngushtë, por I qëndrojmë shumë afër njëri tjetrit.

Indeksonline: A ke vënë kontakte me producent?
Dafina Zeqiri: Po, ka disa producentë këtu që I kam shokë dhe bashkëpunojmë.

Indeksonline: Ke incizuar ndonjë këngë ?

Dafina Zeqiri: Kam incizuar disa këngë dhe demo ku thuajse 95% prej tyre janë të shkruara nga unë.

Indeksonline: A po synon Dafina Zeqiri karrierë ndërkombëtare?

Dafina Zeqiri: Ka interesim, pse jo. Kam besim tek vetvetja dhe normalisht që do e provoj fatin tim

Indeksonline: Çka duhet bërë për të qenë pjesë e skenës botërore?

Dafina Zeqiri: Bashkëpunim me personat të duhur, duhet të kesh një stil dhe zë të veçantë (ndryshe nga të tjerët) dhe po ashtu kërkon shumë punë.

Indeksonline: Ty, megjithatë të kanë krahasuar me yjet e mëdhenj. Si ndihesh kur të bëjnë krahasime të tilla?

Dafina Zeqiri: Ndihem mirë

Indeksonline: Gjatë kësaj kohe në New York a keni dalë, a jeni kënaqur?

Dafina Zeqiri: Nuk kam dalë shumë pasi pata dëshirë që të pushoj, kam shëtitur shumë pak. Por Amerika tashmë është bërë shtëpia ime e dytë dhe në shumicën e vendeve kam qenë. Këtu gjithmonë kalon mirë dhe ke hapësirë për t’u inspiruar.

Indeskonline: Po për shopping a keni pasur kohë?

Dafina Zeqiri: Është e pamundur të vij këtu dhe të mos bëj shopping haha. Kam provuar ca herë të mos bëj aq shumë, por pa sukses.

Indeksonline: A të ka munguar Kosova, shtëpia ?

Dafina Zeqiri: Kosova më ka munguar shumë. Jam lindur dhe jam rritur në Suedi por Prishtina është bërë shtëpia ime dhe më mungon gjithmonë.

Indeksonline: Po nga miqtë a të ka munguar dikush?

Dafina Zeqiri: Po shumë. E kam rrethin tim në Prishtinë të cilët më mungojnë shumë.

Indeksonline: A keni ndonjë person shumë të veçantë?

Dafina Zeqiri: Të gjithë e kanë veçantinë e vet, nuk mund ti ndaj nga njëri tjetrin dhe gjithashtu dua që t’ua ruaj privatësinë.

Indeksonline: Kë dëshiron ta takosh e përqafosh sapo të vish në Prishtinë?

Dafina Zeqiri: Nënën time! Pasi ajo mbërrin një ditë në Prishtinë para meje dhe ka kohë që nuk e kam parë.

Indeksonline: Flasim pak për këngët e fundit. Si po e përjetoni suksesin?

Dafina Zeqiri: Ndihem mjaftë mirë dhe shumë e vlerësuar kur këngët e mia janë të pëlqyera nga publiku, nga Dafinators. Tash me padurim po pres që t’i dëgjojnë projektet e mia të reja të cilat vijnë me një frymë pak më ndryshe se projektet që kam bërë në te kaluarën.
Indeksonline: Jemi në dhjetor. Të pëlqen ky muaj?

Dafina Zeqiri: Dhjetori është muaji im i preferuar. Më pëlqen shumë atmosfera e festave (Krishtlindjet,Viti I ri) për mua është një muaj me shumë pozitivitet dhe dashuri.

Indeksonline: Tani një përgjigje pa pyetje...

Dafina Zeqiri: Kënga “iAm” është një këngë në vazhdim të këngës MSD dhe do të dalë së shpejti para Kërshëndellave po ashtu me videoklip të realizuar nga bashkëpunëtorët e mi nga Suedia “Team Veesualz”
Për fund dua t’i falënderoj familjen, shoqërinë dhe dafinators të cilët gjithmonë më kanë qëndruar afër, gjë e cila më motivon të punoj edhe më fort. Jam e bekuar për njerëzit dhe jetën që kam. Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë të gjithëve.
(Indeksonline)

Dafina Zeqiri Më Ndryshe Se Herëve Të Tjera