TEKSTESHQIP

Demir Zyko
Mbece More Shoke Mbece
Lyrics

Mbeçë more shokë mbeçë
Përtej urës së Qabesë
Të fala mi bëj nënesë
Të dy qet’ e zez t’i shesë
T’i japë niqah së resë
Në pyetë nëna për mua
I thoni që u martua
Në pyettë se ç’nuse mori
Tri plumba për kraharori
Në pyet se ç’krushq i vanë
Sorrat e korbat ta hanë
Në pyettë se në ç’kal hypi
Atje tek hypën meiti.