>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci Mbledh Bashkëpunëtorët Për Ta Ndihmuar Naronin

03-02-2013
Modelja e njohur Diellza Kolgeci edhe gjatë këtij viti do të jetë e angazhuar në sfilatën e modës “Black Night” që do të mbahet më datën 2 shkurt dhe do të zgjasë dy ditë. Është viti I gjashtë që “Black Night” mbahet këtu në Kosovë, në sezonën e dimrit ku kodi veshjes është ngjyra e zeze. Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit do të jetë më ndryshe, ngase ky eveniment do të jetë në shenjë humane, për ti ndihmuar djaloshit të vogël të quajtur Naron I cili ka nevojë për transplantimin e mëlqisë.

Diellza ndjehet mjaftë e kënaqur që sadopak me organizimin e këtij evenimenti do ti ndihmohet Naronit. “Black Night” këtë vit do të jetë me më shumë aktivitete, ku do të jenë pjesëmarrës shumë njerëz nga fusha të ndryshme artisttike, si këngëtarë, politikan e shumë të tjera. Në këtë aheng do të ketë edhe muzikë live me disa Dj dhe përveç saj do të ketë edhe fashion të modës, ku do të prezantohen veshjet e disa desenjatoreve më të njohura në vend. Dhe të gjitha veshjet e tyre do të shiten me një çmim mjaftë të volitshëm dhe mjetet e fituara nga i tërë ky eveniment do të dhurohen për Naronin.

“Unë shpesh nga organizimet e tilla bashkë me bashkëpuntorët e mi shfrytëzoj që të bëjmë diçka edhe për njerëzit që kanë nevoj për ndihmë dhe motoja ime është që me kënaqësi të ndihmojmë personat që kanë nevojë. Këtë herë ne deshëm të mbledhim ca të holla dhe ti ndihmojmë atyre fëmijëve që s’kanë kushte për shkollim por kur e pash Naronin që ishte rast urgjent e pash të udhës se ky fëmij ka më shumë nevoj për ndihmën dhe se nuk ka kohë për të pritur. Prandaj vendosëm që këtë herë ta ndihmojmë Naronin” ka thënë ajo për “Zëri”.

Pjesëmarrësit e kësaj mbrëmjeje do ta kenë rastin ta blejnë edhe kalendarin e Diellzës.
(K. Bajrami / zeri)

Diellza Kolgeci Mbledh Bashkëpunëtorët Për Ta Ndihmuar Naronin