>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci Prezanton Festivalin E Rtsh-Së Me Enkel Demin

07-12-2013
Festivali i Radio Televisionit Shqiptar do të fillojë shumë shpejt edicionin e 52-të të tij. Me datë 26 dhe 27 dhjetor do të mbahen 2 netët gjysmëfinale të këtij edicioni, ndërsa nata finale do të mbahet me datë 28 dhjetor. Janë zbuluar tashmë edhe emrat e prezantuesve të sivjetshëm të këtij festivali. Enkel Demi & Diellza Kolgeci janë ata që do ta udhëheqin këtë spektakël. Enkel Demi tashmë një prezantues i rregullt i këtij festivali, vitin e kaluar në krah të tij ishte Floriana Garo ndërsa këtë vit do të jetë bukuroshja Diellza Kolgeci.



Emrat pjesmarrës në këtë festival janë bërë të ditur tashmë, dhe disa nga ata do të jenë: Lind Islami, Blerina Braka, Renis Gjoka, Venera Lumani, Besiana Mehmedi, Motrat Kumrija etj.
(Teksteshqip.Com)

Diellza Kolgeci Prezanton Festivalin E Rtsh-Së Me Enkel Demin