>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi, Moti I Keq Pengon Realizimin E Klipit

09-02-2012
Këngëtarja e cila është më e lumtur se kurrë në jetën familjare, pasi është bërë nënë, dhe Doa e saj po rritet, nuk don të ndalet në muzikë. Ajo në programin "Top Koha Music" të prezantueses simpatike Alba Morina, ka treguar se është rikthyer punës, dhe po mendon për një video të një këngë të re, por që koha dhe bora e ka penguar. Videoja do të xhirohet sërisht nga produksioni kosovar "EMF Creative'. Ndërsa Edona ka rrëfyer në këtë program se nuk do të ketë album të ri, për arsye se një gjë e tillë nuk është e kohës, dhe nuk sjell përfitime, por do të realizojë vetëm këngë dhe video të reja.
(Albavipnews)

Edona Llalloshi, Moti I Keq Pengon Realizimin E Klipit