>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi Me Projekte Të Reja

26-12-2012
Edona Llalloshi është duke e pregaditur klipin e saj më të ri, që do të lancohet vitin tjetër. Kënga është në punim e sipër, dhe këtë herë Edona vjen me një këngë ritmike, e cila është duke u punuar nga Rockcity. “Kënga është ende duke u realizuar, këtë herë Edona po bashkëpunon me Rockcity dhe besoj që do të jetë një këngë mjaft e suksesshme. Xhirrimet e klipit po shpresojmë të fillojnë pas festave të Vitit të Ri.”- ka thënë Milot Llalloshi për Telegrafi. Klipi edhe këtë herë do të jetë në duart e EMF Creative, dhe në vitin 2013, do të kemi projektin më të ri të këngëtares në treg.
(Telegrafi)

Edona Llalloshi Me Projekte Të Reja